Sot 24.02.2022 në hapësirat e SHMKM “Nikolla Shtejn” u realizua trajnim me nxënësit me temë “Siguria dhe shëndeti gjatë punës”.
Nxënësit morën njohurit e duhura për mbrojtjen e shëndetit të tyre fizik e mendor gjatë punës, si dhe rëndësinë e sigurisë në punë që kompanitë janë të obliguara t’ua plotësojnë punëtorëve, si parakusht për përmbushjen e shpejtë, efikase dhe në kohë të përgjegjësive të punës.