SHMKM “Nikolla Shtejn” Tetovë për regjistrim në arsimin katërvjeçar ofron këto profile arsimore:
Drejtimi: Shëndetësi dhe mbrojtje sociale
Profili: Infermieri ( motër medicinale)
Paralele: 4 paralele (136 nxënës)
2 paralele duale (50 nxënës)
Pikët e nevojshme: 70 pikë
Profili: Teknik fiziotetapeutik
Paralele: 2 paralele (64 nxënës)
Pikët e nevojshme: 70 pikë
Profili: Teknik farmaceutik
Paralele: 2 paralele duale (50 nxënës)
Pikët e nevojshme: 70 pikë
Profili: Teknik i mjekësisë laborant-sanitar
Paralele: 1 paralele (34 nxënës)
Pikët e nevojshme: 70 pikë
Profili: Teknik dhëmbēsh
Paralele: 1 paralele duale (25 nxënës)
Pikët e nevojshme: 70 pikë
Profili: Asistent dental
Paralele: 1 paralele (34 nxënës)
Pikët e nevojshme: 70 pikë
Drejtimi: Shërbime personale
Profili: Teknik i përkujdesjes kozmetike dhe bukurisë
Paralele: 1 paralele (34 nxënës)
Pikët e nevojshme: 45 pikë
SI DUHET TË APLIKONI:
Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.
Regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe njoftimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk.
Udhëzimet e hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendosen me një link në faqen e hyrjes / paraqitjes.
Për APLIKIMIN E PARË të nxënësve, Portali është i hapur nga data:
10.06.2023 në orën 10.00 deri më datë 21.06.2023 deri në orën 15.00,
Pas kësaj sistemi për aplikim online do të mbyllet.
Validitetin e diplomave dhe vendosjen e pikëve të diplomave, i kryen komisioni i SHMKM “Nikolla Shtejn” Tetovë.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM
Fleteparaqitje për regjistrim (zbritet nga faqja e MASH-it),
Dëftesat origjinale nga klasa VI deri në klasën e IX,
Certifikatë nga libri amë i të lindurve (pa marrë para sysh datën e saj),
Diploma për vendin e I-rë, II-të dhe III-të nga garat shteterore dhe/ose ndërkombëtare nga gjuha amtare, gjuhë të huaj, shkenca natyrore, matematikë, fizikë, gjeografi, biologji dhe kimi.
Dokumtet e nevojshme dorëzohen fizikisht pranë komisionit shkollor sipas këtij orari:
#22_qershor_2023 nga 12:00 deri 19:00, #23_qershor_2023 nga 10:00 deri 19:00.
KRITERET PËR PËRZGJEDHJE
Suksesi mesatar i nxënësit prej klasës se VI – IX,
Suksesi mesatar i nxënësit nga katër lëndë (gjuhë amtare, gjuhë të huaj,
biologji dhe kimi),
Diploma (për vend të I-rë, II-të dhe IlI-të) të fituara në gara ndërkombetare, si dhe gara në nivel shteteror (të organizuara nga shoqatat e akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences),
Vlera mesatare nga pikët e fituara për sjelljen e nxenesit.
️ Lista preliminare e renditjes të nxënësve të regjistruar publikohet më datë #22_qershor_2023 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk gjegjësisht në https://e-uslugi.mon.gov.mk më së voni deri në orën 09:00.