Nën koordinimin e Lulzime Kurtishi, Ilmi Medi dhe nën mentorimin e Teuta Salihi, Ermira Dauti, Malsore Ramdani, Arjeta Useini, Nurdan Jaja, Juliana Dabeska, Elena Raiceviq, Fatmir Aliu, 23 nxënës të SHMKM “Nikolla Shtejn”, morën pjesë në garën e nxënësve “Randevu Arsimore” organizuar nga Asociacioni i të Rinjve të shkollave të mesme profesionale në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt në Gostivar. Varësisht prej drejtimeve, nëpërmjet shtandeve të tyre, nxënësit tanë i prezentuan aftësitë dhe shkalltësitë e tyre profesionale, gjithashtu morën pjesë edhe në garën poezia lirike më e mirë.
Nxënësve dhe profesorëve ju urojmë suksese!