MasterClass njëditor kushtuar terapisë me grimca të organizuar nga Universiteti i Tetovës

Sot nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë morën pjesë në MasterClass-in njëditor kushtuar terapisë me grimca të organizuar nga Universiteti i Tetovës, ku të pranoshëm ishin drejtori Binas Pajaziti, rektori Kushtrim Ameti dhe profesorët mbikqyrës prof Merjeme Sulejmani, prof Nermine Muradi dhe prof Nexhmije Rustemi.

Ky takim organizohet si punëtori në kuadër të “International Masterclasses for High School Students”, si pjesë e International Particle Physics OutreachGroup(IPPOG), një program që përfshin më shumë se 225 universitete dhe institute kërkimore nga 60 shtete të ndryshme.

E përgëzojmë Prof Dr. Bashkim Ziberin dhe stafin e UT për këtë organizim dhe i falenderojmë ftesën.

Nxënësit e shkollës sonë patën mundësi që të njoftohen nga afër me metodat inovative të terapisë së kancerit duke përdorur grimca të ndryshme, duke filluar nga parimet mjekësore dhe fizike të terapisë me tufa jonike. Aplikimi klinik u shpjegua duke marrë shembull qendrën e terapisë me tufa jonike në Heidelberg të Gjermanisë.

Gjatë ushtrimeve “hands-on”, nxënësit patën mundësi të krijojnë vetë plane trajtimi me rrezatime të ndryshme (fotone, protone, jone) përmes programit profesional pa kosto të quajtur matRed.