Historiku i shkollës

SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetovë është formuar në vitin 1961 nga ana e Kuvendit të komunës së Tetovës me emrin Shkolla e Mesme Medicinale për motra medicinale-teknik,ndësa në vitin 1979 me vendimin e Gjyqit të Qarkut në Shkup shkolla do të emërtohet Qendra shkollore medicinale “ Nikolla Shtejn” kurse nga muaji prill 2007, Shkolla e mesme komunale e mjekësisë-Tetovë.

Në vitin 1961 shkolla fillon të punoj vetëm me dy praralele në gjuhën maqedone derisa në vitin 1967/68 u hapën edhe paralele në gjuhën shqipe, kurse më 1987/88 edhe në gjuhën turke.

Numri i nxënësve dhe paraleleve nga viti në vit rritet ashtu që sot shkolla punon me 77 paralele në tri gjuhët mësimore të regjistruar në 7 profile nga lëmi i shëndetësisë dhe shërbimeve personale:

Motër medicinale

Teknik dhëmbësh

Teknik fizioterapeutik

Teknik laborant medicinal

Teknik laborant farmaceutik

Teknik kozmetik

Teknik spitalor-përkujdesës

Nga viti 2005/06 mësimi zhvillohet në një ndërtesë moderne të re me të gjitha kushtet për mësim të suksesëshëm sipas (Arsimim i mesëm i reformuar profesional).

Gjithsej shkolla disponon me 13500m2 hapsira ku përfshihen: 40 mësojtore për nxënësit, 19 kabinete, biblioteka, 8 zyra të personelit administrativo teknik, 2 kabinete të informatikës, si dhe zyra e arsimtarëve dhe një sallë sportive.

Pjesa teorike e mësimit mbahet në mësojtore për lëndët e përgjithëshme dhe ato profesionale.

Në Tetovë

SHKOLLA E MESME E MJEKËSISË

Shkolla e mesme e mjeksisë e parë në regjionin perendimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mësim në gjuhën shqipe.

Statistika

200

Të punësuar

2048

Nxënës të rregullt

80

Hapsira mësimore

Suksesi është i dëshmuar

Me qindra ish nxënës të kësaj shkolle me sukse punojnë si mjek dhe motra medicinale brenda dhe jashtë shtetit.