Sot e mbyllëm me sukses ekskursionin me karakter rekreativo-shkencor, i cili u realizua në Shqipëri me nxënësit e viteve të treta. Pjesë e këtij programi ishte vendosja dhe akomodimi në Durrës, pastaj vizita e Kalasë së Elbasanit. Brenda së cilës ndodhen objekte të tjera historike dhe kulturore, si: kulla e sahatit, hamami i vjetër, Xhamia Mbret, Kisha Fjetja e Shën Mërisë etj.
Gjithashtu vizituam qyetin, Kalanë Mesjetare të Krujës dhe Muzeun e Skenderbeut, si dhe vendet kulturore dhe historike, pazarin e vjetër etj.
Poashtu vizituam qytetin e bukur të Vlorës dhe muzeun e Pavarësisë, ku me 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe Vlora kryeqytet.
Pjesë e programit tonë ishte edhe vizita e kryqendrës së shqiptarisë, Tirana.
Vizituam Muzeun Kombetar Historik, parkun e liqenit, vizitë panoramike Teatrit të Operes dhe Baletit, Xhamisë së Et’hem Beu dhe Sheshit Nënë Tereza.
-Vijoi shëtitje e organizuar në qytetin e Prizrenit.
I përgëzoj nxënësit për sjelljen e matur e korrekte dhe kolegët për angazhimin
maksimal!
28.04.2023 Binas Pajaziti