Bazuar në konkursin e
shpallur nga ana e Ministrisë për arsim
dhe shkencë –Shkup,
komisioni kryesor per
rregjistrim të nxënësve pranë SHMKM”Nikolla Shtejn” Tetovë morri
këtë vendim për:
K O N K U R S
për regjistrimin e nxënësve
në shkollën e mesme SHMKM “Nikolla Shtejn“-Tetovë për vitin shkollor 2023/2024
Në vitin e parë do të regjistrohen 660 nxënës
në 21 paralele (195 nxënës në 6 paralele me mësim në gjuhën maqedonase, 431 nxënës në 14 paralele
me mësim në gjuhën shqipe dhe 34 nxënës në 1
paralele në gjuhën turke) sipas planeve dhe programeve mësimore
për:
Drejtimi shëndetësi – 626 nxënës,
19 paralele
– motër *(në bashkëpunim me ISHP Bamikor, ISHP FI-OL, ISHP Tetovë, ISHP Medika Centar) |
maq |
25 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
– motër |
shq |
136 nx. |
4 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
|
|
|
|
|
|
– motër medicinale *(në bashkëpunim me ISHP Medikus Lux, ISHP Preventiva, ISHP Dr. Mirdita, ISHP Dr. Gazmend, ISHP AR-Medika, ISHPA – motër medicinale |
shq tur |
50 nx. 34 nx. |
2 par. 1 par. |
kzgj. 4v Kzgj.4 v. |
minimum 70 pikë minimum 70 pikë |
– teknik |
maq |
34 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
– teknik |
shq |
25 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
*(në ISHP Vita Dent) |
|
|
|
|
|
-teknik i mjekësisë laborant -sanitar |
shq |
34 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
– asistent dental |
shq |
34 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
– teknik |
maq |
34 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
|
|
|
|
|
|
– teknik i farmacisë *(në |
shq |
50 nx. |
2 par. |
kzgj. 4v |
minimum 70 pikë |
– teknik – teknik i fizioterapisë |
maq shq |
34 nx. 68 nx. |
1 2 par. |
kzgj. 4v kzgj.4 v |
minimum 70 pikë minimum 70 pikë |
-teknik i mjekësisë laborant -sanitar |
maq |
34 nx |
1 par |
kzgj.4 v |
minimum 70 pikë |
Shërbime personale – 68 nxënës, 2 paralele
– teknik bukurisë |
shq |
34 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 45 pikë |
– teknik bukurisë |
maq |
34 nx. |
1 par. |
kzgj. 4v |
minimum 45 pikë |
I.
KUSHTET E
REGJISTRIMIT DHE KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN
E NXËNËSVE
Regjistrimi i nxënësve në shkollën e mesme publike Nikolla Shtejn-Tetovë për vitin
shkollor 2023/2024 do të realizohet në
kushte dhe në mënyrë të përcaktuar
me Ligjin për Arsimin e Mesëm, Ligjin për Arsimin Profesional dhe Trajnim.
Kushtet për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë janë:
–
të kenë përfunduar arsimin
fillor;
–
të mos jenë
mbi moshën 17 vjeçare;
–
të përcaktohen për njërin nga drejtimet e mëposhtme.
Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve janë:
– suksesi mesatar
i nxënësit nga klasa e VI deri në të IX;
-suksesi
mesatar i nxënësit të arritur në këto lëndë (gjuhë amtare, gjuhë e huaj, kimi,biologji);
– diploma për vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat
ndërkombëtare, si dhe garat shtetërore
(të organizuara nga shoqata të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës) në gjuhën amtare, gjuhë të huaj,
shkencat natyrore, matematikë, kimi,
fizikë, biologji dhe gjeografi dhe lëndët mësimore
që janë të rëndësishme për profesionin përkatësisht fushën zgjedhore;
– vlera mesatare e pikëve të fituara për sjelljen nga klasa VI deri në klasën IX.
Nxënësit nga komuniteti etnik rom mund të regjistrohen nëse kanë deri në 10% më pak pikë sesa numri i pikëve të parapara në Konkurs.
Transport falas ose akomodim të nxënësve të
cilët do të regjistrohen në vitin e parë
në shkollat e mesme publike, nuk do të sigurohet nëse profili i zgjedhur
arsimor (profesioni ose drejtimi) ekziston
në komunën, përkatësisht rajonin
nga vjen.
Nëse në këtë konkurs konkurojnë një numër i
madh i nxënësve që i plotësojnë kushtet e parapara në këtë konkurs,
organizohet një test kualifikues nga materiali mësimor
nga klasa e tetë – nëntë në lëndët
vijuese:
– biologji dhe kimi,
Për suksesin mesatar
nga klasa VI deri në klasën IX nxënësi mund të marrë më së shumti 50 pikë.
Për suksesin mesatar
të arritur nga katër lëndët e propozuara (gjuhë amtare, gjuhë e huaj, kimi dhe biologji), nxënësi
mund të marrë më së shumti 20 pikë (5 pikë për secilën lëndë).
Për vendin e fituar në Gara ndërkombëtare
dhe shtetërore nxënësi mund të
fitojë:
– Për vendin
e parë të fituar ose medaljen
e artë në gara ndërkombëtare 5 pikë, vendi
i dytë ose medalja e argjentë 4 pikë dhe vendi
i ttretë ose medalja e bronztë 3 pikë.
– Për vend të fituar në
garat shtetërore të akredituara: për vendin e I –rë 3 pikë, për
vendin e II-të 2 pikë dhe për vendin
e III-të 1 pikë.
Për vlerën mesatare të pikëve për sjelljen nga
klasa VI deri në klasën IX, nxënësi mund
të marrë më së shumti 5 pikë. (Sjellja
shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë
vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja jo e
kënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare
është shuma e pikëve për sjelljen e klasës së
gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë,
e ndarë me 4).
II.
DOKUMENTET E NEVOJSHME
PËR REGJISTRIM
Pas shpalljes së rang litsës, nxënësit të cilët janë në listë
dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
–
fletëparaqitje
për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim e përgatit Ministria e Arsimit
dhe Shkencës dhe e publikon në ueb faqen zyrtare);
–
dëftesat
origjinale nga klasa
VI deri në klasën
IX;
–
diploma (nëse
ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhë amtare, gjuhë të huaj,
shkenca natyrore, matematikë, kimi, fizikë,
biologji dhe gjeografi si dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për profesionin, drejtimin, përkatësisht në fushën
zgjedhore;
–
çertifikata nga libri
amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit).
III. AFATET E KONKURSIT
Konkurimi dhe regjistrimi i nxënësve do të
realizohet me një afat të regjistrimit me dy
paraqitje në muajin qershor. Konkurimi
i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë
së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive
të tyre të përdoruesve të Schools.mk.
Konkurimi i parë dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet
më 20 qershor 2023 deri në ora 24:00, dhe më 21 qershor 2023 deri në ora 15:00. Lista preliminare e renditjes së
nxënësve të regjistruar publikohet më
22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni
deri në ora 09:00.
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollë bëhet më datën
22
qershor nga ora
12.00 deri në orën 19.00 dhe më 23 qershor nga ora 07.00 deri në
orën 19.00, sipas orarit të përgatitur
nga shkolla. Renditja përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 24
qershor 2023, më së voni deri në ora
12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Testi kualifikues do të organizohet në shkollë më 26 qershor 2023, ndërsa
renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 26 qershor 2023 në
tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Paraqitja e dytë e nxënësve do të bëhet më datë 27 qershor deri në orën 24.00 dhe më 28 qershor 2023 deri në orën 15:00. Lista preliminare e nxënësve të regjistruar publikohet më 29 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb
faqen www.mon.gov.mk
më së voni deri ora 09:00.
Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar në shkollë bëhet në datën 29 qershor
nga ora 12.00 deri në orën 19.00 dhe në datën 30 qershor nga ora 07.00 deri në orën 19.00,
sipas orarit të përgatitur
nga shkolla. Ranglista përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohet më 1 korrik
2023, më së voni deri në ora 12:00 në tabelën
e shpalljeve të shkollës
dhe në www.mon.gov.mk.
Nxënësit të cilët dërgohen në riprovime,
provime të vitit, provim për avancim më të shpejtë mund të
regjistrohen ku do të mbeten vende të lira pas afatit të
qershorit.
Paraqitja e nxënësve
do të bëhet me 21 gusht deri në orën 24:00.
Lista preliminare e nxënësve të regjistruar do
të publikohet më 22 gusht 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen
www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00.
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22
gusht nga ora 10.00- 19.00, sipas
orarit të përgatitur nga shkolla. Renditja e listës përfundimtare me rezultatet
e regjistrimit do të publikohet më 23 gusht 2023, më së voni deri në ora 12:00
në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Pas publikimit të rang listave përfundimtare me rezultatet e
regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, janë të detyruar
të tërheqin të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në shkollë në afat prej 24 orëve,
ndërsa shkolla është e obliguara
t’ua kthejnë të gjithë dokumentacionin nxënësve në afat prej 24 orëve.
Për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë
në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe
një, dy ose tre klasë (VI, VII ose VIII) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato
klasë merret parasysh suksesi i
klasës së nëntë dhe vlejnë të njëjtat kritere për përzgjedhjen e nxënësve të dhënë më lartë.
Përpiloi
Gzime
Shabani-Ganija juriste i dipl.
Drejtor,
Binas Pajaziti