Nxënësit e shkollës së Mesme të Mjekësisë në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike, si aktivist të Kryqit të Kuq dhe pjestarë të PHV projekteve, duke bërë aktivitete të ndryshme gjatë muajve të fundit, mblodhen mjete financiare të cilat vendosën ti investojnë në hapsira të caktuara të Repartit të Pediatrisë.
Edhe pse ky inestim është simbolik, modest dhe përmbajtësor në qëllimin dhe realizimin e tij mbetet një mesazh dhe porosi për sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe krijimin e kushteve sa më të mira në spitalet tona, veçanërisht në Repartin e Pediatrisë.
I përgëzojmë nxënësit dhe prof Liveta Latifi për mundin e tyre, idenë dhe realizimin e këtij projekti!