Sot nxënësit e shkollës #SHMKM_Nikolla_Shtejn prezantuan përpara profesorëve, drejtorit Binas Pajaziti dhe nxënësve tjerë punimet e tyre në lëndën e Fizikës në temë për radioterapinë me grimca tek sëmundjet e kancerit dhe planet e trajtimit që kanë krijuar me anë të programit Matrad për raste të ndryshme të kancerit.
Këta punime u përgatitën në kuadër të #Masterclassit – trajnimit njëditor për terapinë me grimca, ku 50 nxënës të shkollës tonë morrën pjesë, që u mbajt me datë 14 mars 2023 në Universitetin e Tetovës, të organizuar nga ana e profesorit të FSHMN-së Prof. Dr. Bashkim Ziberi profesoreshës Fizikës të shkollës tonë Nermine Muradi dhe organizatores kryesore #Yiota_Foka nga #GSI_Darmstad ku nxënësit mësuan më shumë rreth terapisë me rrezatim me grimca dhe krijimit të planeve të trajtimit me radioterapi.
Pas prezantimeve të shkëlqyera, prof. Bashkim Ziberi u ndau çertifikata internacionale nxënësve pjesmarrës në Masterclass nga ana e #Universitetit_të_Tetovës dhe #IPPOG .
I përgëzojmë nxënësit dhe profesoreshat e tyre të Fizikës Merjeme Ademi, Nexhmije Izairi dhe Nermine Muradi për kontributin e dhënë.