Me #7_Prill të vitit 1948 është themeluar Organizata e Kombeve të Bashkuara prandaj kjo ditë njihet edhe si #Dita_Botërore_e_Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, që ka të bëjë me shëndetin publik ndërkombëtar. Prioritetet e tanishme përfshijnë sëmundjet ngjitëse, në veçanti HIV / AIDS, malarien dhe tuberkulozin; shëndetin seksual dhe riprodhues, zhvillimin dhe plakjen; të ushqyerit, siguria ushqimore dhe ushqimi i shëndetshëm; shëndeti në punë; keqpërdorimi i substancave etj.

Çdo vit ky aktivitet fokusohet në një temë specifike që lidhet me shëndetin global. Këtë vit nën moton “Shëndet për të gjithë” ka për qëllim promovimin e idesë se të gjithë, pavarësisht nga prejardhja apo rrethanat, duhet të kenë qasje në sistemin shëndetësor.