Për nder të Festës së 7 Marsit, bashkë me kolektivin e shkollës sonë patëm nderin dhe kënaqësinë ta presim kryetarin e komunës prof Bilall Kasami.
Festa e 7 Marsit është një ngjarje e rëndësishme në historinë e popullit tonë. Në këtë ditë së bashku i kujtojmë mësuesit tanë që na mësuan shkronjat, na mësuan si ta duam dhe respektojmë kulturën, traditën, por mbi të gjitha na mësuan si ta duam Gjuhën Kombin Atdheun.
Qoftë e përjetshme fryma dhe ideja e mësusve dhe rilindasve tanë!
Njëkohësisht i falënderoj edhe nxënësit e shkollës sonë për idetë, urimet dhe emocionet e bukura që na përcollën nëpërmjet ekspozitës së pikturave, poezive dhe tingujve të muzikës.